Neymar konfirmon se është bërë baba për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Neymar është bërë baba i tre fëmijëve, gjersa zbuloi se të fundit e ka mirëpritur në fillim të muajit korrik.

Ylli i futbollit, 32 vjeç, konfirmoi ardhjen e vogëlushit të tij përmes Instagramit të premten, më 19 korrik.

“Helena”, shkroi Neymar, duke ndarë fotot e foshnjës me vëllanë e saj të madh, Davi Lucca, në spital.

Neymar nuk e ka konfirmuar publikisht identitetin e nënës së Helenas.