Ditën e nesërme (30 qershor) do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmi është njoftuar nga vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi, në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.
Producentja e njohur do të varroset të enjten (30 qershor) në varrezat e Prishtinës në Arbëri.
Për jetën dhe veprimtarinë e Berishës po ashtu do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.
Postimi i plotë i Istrefit (pa ndërhyrje):
Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:
E enjte, 30 qershor
– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).
E pamja
Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.
Familjet Berisha dhe Istrefi.
Producentja e njohur kosovare, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin, në spitalin University College Hospital në Londër, ku po trajtohej.