“Nëse Zvicra humb ndaj Serbisë…”! Këngëtari i njohur bën paralajmërimin e fortë

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi ka habitur me deklaratën e tij të fundit.

Ai është betuar se nëse Zvicra do të humb sonte përballë Serbisë atëherë ai nuk do të përformojë më në vendin e tyre.

Këtë fundjavë ai do të performojë në një nga klubet e Zvicrës dhe nëse nuk fitojnë ndeshjen ndaj Serbisë, ky do të jetë i fundit.

“Nëse Zvicra humb ndeshjen sot…jo vetëm që do të qaj por të shtunën do të jetë koncerti im i fundit në Zvicër përgjithmonë.”, ka shkruar reperi.

Pas këtij postimi duket se ai mori shumë komente negative ku disa ndjekës shpreheshin  se shpresonin që Zvicra të humbë që ai të mos performojë më atje.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Gashit i cili shprehet se paratë që merr nga koncertet në Zvicër i dalin për të blerë vetëm dy xhaketa Prada, por dëshiron të japë koncert për hir të fansave të tij.

“Kuptova diçka pasi postova deklaratën. Çdo njeri që tha “Shpresoj që ata të humbin që ti të mos vish më këtu” sa e trishtueshme është që njerëzit tani janë të mbushur me trauma dhe sa shpejt e urrejmë njëri- tjetrin, është kaq zemërthyese por xheloiza është dashuri dhe urrejtja në të njëjtën kohë… Por ja çfarë kuptova nga gjithë kjo urrejtje:

1. Një repist dhe producent shqiptar

2. Në gjithë duken si unë…

Tani ta sqaroj të gjithë këtë. Unë paguhem 30 mijë euro për të bërë një koncert në Zvicër mdërsa në Amërikë paguhem 80 deri ne 100 mijë euro për të kënduar tre këngë. Bëj 9 orë fluturim deri në Zvicër dy herë në vit sepse i dua fansat e mi. Këndoj mëshumë se tre këngë dhe bëj foto me ta. Jo për paratë sepse me ato para mund të blej vetëm dy xhaketa Prada. Kështu që mendohuni dy herë përpara se të flisni, vetëm sepse një njëri është i suksesshëm sdo të thotë që dikush tjetër nuk mundet. Çfarë është më mirë se një milioner shqiptar? Dy milionera shqiptar. Është koha për një ndryshim ose do të humbasim gjithmonë. Dashuria triumfon.”- u shpreh Gashi.