Nëse vëren këto shenja në fytyrë, kontrollo menjëherë mëlçinë

Problemet me mëlçinë shpesh kalojnë pa u vënë re në fillim, pasi nuk japin simptoma të forta. Megjithatë, ekspertët thonë se disa ndryshime të dukshme në fytyrë mund të jenë një sinjal i hershëm që diçka nuk po funksionon siç duhet.

Një nga gjendjet më të zakonshme është mëlçia e dhjamosur, e cila krijohet nga grumbullimi i yndyrës në qelizat e këtij organi. Kjo sëmundje po bëhet gjithnjë e më e përhapur dhe lidhet me rrezik më të lartë për probleme të tjera serioze si sëmundjet e zemrës, diabeti apo edhe kanceri. 

Edhe pse në fazat e para nuk jep shenja të qarta, trupi mund të japë sinjale përmes fytyrës. Disa prej tyre janë:
• zverdhje e lëkurës dhe e syve
• skuqje e vazhdueshme
• shfaqja e rosacea-s
• lëkurë me pamje “dylli”
• enë gjaku të dukshme në fytyrë 

Këto ndryshime lidhen me faktin që mëlçia nuk arrin të përpunojë siç duhet substancat e dëmshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në pamjen e jashtme.

Ndër faktorët kryesorë që çojnë në këtë problem përfshihen ushqimi jo i shëndetshëm, mbipesha, diabeti, humbja e shpejtë në peshë, disa sëmundje dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara.