Nënë për herë të dytë? Të gjithë po i urojnë shtatzëninë Adelina Tahirit, ja detaji që ngriti dyshimet!

Adelina Tahiri momentalisht ndodhet në Stamboll nga ku ka postuar pamje të shumta.

Një nga to bëri bujë pasi një detaj i hedhur nga vet këngëtarja bëri ndjekësit të dyshojnë se ajo është në pritje të fëmijës së dytë.

Në postimin e saj me katër fotografi ajo shkroi, “Me Lajme te mira 🕊”.

Kaq u desh dhe ndjekësit e saj vërshuan me urime për shtatzëni.

Vet këngëtarja nuk ka reaguar ende për të mohuar apo konfirmuar dyshimet e ndjekësve të saj.

Nuk dihet nëse lajmi i mirë ka të bëjë vërtet me një shtatzëni apo lidhet me diçka tjetër rreth jetës apo muzikës nga ana e saj.