Në valën e thashethemeve për të dhe Romeon, Aleksia përfundon në spital!

Aleksia Peleshi para disa ditësh u rikthye në Instagram duke bërë bujë me mbishkrimin “Complicated”.

Kjo u mor si konfirmim se lidhja e saj me Romeon është e komplikuar por ditë më pas u zbulua se dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo shtoi dyshimet për një krizë më të thellë ose ndarje mes tyre.

Largimi i saj nga rrjetet sociale kishte ndodhur pas intervistës ku foli për romancën me Romeon ndërsa ky i fundit nuk e ka konfirmuar as folur kurrë deri sot për të.

E në valën e këtyre thashethemeve Aleksia ka përfunduar në spital.

Bukuroshja duket të ketë pasur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital nga ku ka publikuar vet pamje.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur me Aleksian.

Ndryshe Romeo ditë më parë ishte i pranishëm në shtëpinë e Big Brother ku befasoi Donaldin dhe banorët dhe shprehu publikisht pëlqimin për Beniadën.