Në pritje të binjakëve, Genta Ismajli tregon gjininë e bebushave të saj në mënyrën e veçantë krah Usta!

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti i njohur janë në pritje të binjakëve dhe përkundër thashethemeve prej kohësh lajmi nga vet çifti u konfirmua vetëm pak kohë më parë.

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk na kurseu gjithashtu edhe një album “photoshooting” me partnerin e saj, Usta duke na ëmbëlsuar kështu mbrëmjen. Krahas saj, ajo ka shkruar: “Faleminderit Zot”

 


Ndërkohë në një nga fotot dyshja na zbuluan edhe kohën kur do vijnë në jetë bebushat e tyre duke mbivendosur në veshjen e tyre “JANAR 2022”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)

Këngëtarja ka organizuar një “baby shower”, ku ka treguar se ajo dhe Usta po bëhen prindër të një djali dhe një vajze.

Gëzimin e madh të tyre çifti e ndanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Genta ka publikuar gjithashtu edhe foto të reja nga fotosesioni i shtatzënisë.