Në përvjetorin e vdekjes së babait, reperi shqiptar prek me fjalët ‘’Më ka marr malli’’

Reperi i njohur Gold Ag shpeshëherë në paraqitje televizive ka folur për mungesën e babait të tij, i cili ka ndërruar jetë kur Ariani ishte shumë i vogël.

E duket se sa më shumë kalojnë vitet malli shtohet dhe në asnjë datë e përvjetor artisti nuk harron ta kujtojë me fjalët më të ndjera.

Ditën e sotme bëhen 29 vite që kur babai i tij u nda nga kjo jetë.

“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli. O veç një herë me të pa bre këta sy t’i çmalli. Për çdo namaz bre babë po bëj dua që të takohemi në xhenet e kurrë të mos ndahemi”, tha ai.

“29 vite pa ty baba. Sa të mëdha janë malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria. 14 dhjetor 1992/2021”, ka vazhduar më tej reperi.


Arian Agushi u rrit vetëm me nënën e tij ndërsa 1 vit më parë përjetoi ndjenjën e të qënit prindt, pasi erdhi në jetë djali i tij, Guerili me 28 nëntor 2020.