Në gusht të 2020-ës Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.
Vogëlushi po rritet dita ditës dhe ka nisur të bëjë lëvizjet e para. Si bebush duket se është mjaft i shkathët, e këtë e ka “vërtetuar” vetë mamaja e tij.
Aktorja bionde ka ndarë sot në Instagram një foto interneti në të cilën një bebush kapet pas rafteve të kuzhinës. Olta ka treguar se kështu është dhe djali i saj.
“Kështu është edhe Amar tip i qetë”, ka shkruar ajo me shaka përkrah fotos.
Kujtojmë se në një intervistë për “Revista Who” pak ditë më parë Olta tregoi se Amar do ta bëjë
në të ardhmen me një motër që t’i ngjajë asaj. Ndër të tjera, 34 vjeçarja rrëfeu se partnerin e ka njohur për Krishtlindje në Madrid e se më të ra në dashuri keq. /Afterparty.al

