Aktorja Emanuela Rose ka tronditur me rrëfimin e saj ku pretendon se është e dashuruar me një alien të padukshëm, teksa theksoi se ai është më i mirë në shtrat sesa burrat.
Aktorja rrëfeu në “This Morning” se u takua për herë të parë me alienin pasi bëri një postim në Instagram dhe ajo pretendon se u rrëmbye nga banesa e saj në Canary Wharf.
Pasi hipi në anijen e tij, ajo takoi ekuipazhin e alienëve dhe më tej u prezantua me të dashurin e saj, ‘Emmanuel’.
Aktorja shprehet se ata janë në lidhje prej një viti dhe se tani duan të martohen.
“Krahasuar me njerëzit tokësorë, është një milion herë më mirë në shtrat”-vijoi aktorja.