Në kujtim të princeshës, marka e njohur rikthen çantën e famshme si ‘’Çanta e Dianës’’

Princeshë Diana mbetet akoma një ikonë mode që frymëzon shumë femra kudo në botë.

Diana u vesh me “Gucci”, shumë vite përpara se marka të shndërrohej një brand kryesor i modës në botë.

Princesha zgjodhi në vitet 80’ dhe 90’ për të udhëtuar me një çantë, e cila asokohe u quajt “çanta e Dianës”.

E tani shumë dekada pas, shtëpia luksoze e modës ka rikthyer çantën ikonike duke lëshuar një kopje të rinovuar të aksesorit të saj të preferuar.

Çanta tani është riemëruar zyrtarisht “Gucci Diana”, dhe është në dispozicion që nga 6 korriku.