Në klip me Andin, Atdheu “ngacmon” hapur Melisën!

Ashtu siç ka lajmëruar disa ditë më parë në rrjete sociale, Melisa Lleshi do të vijë me një projekt muzikor. Së fundmi, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i këngës që mban titullin “Leje”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Në videokilpin e këngës Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet në sekondat e fundit. Vihet re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasur me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë. Ndërkohë në lidhje me këtë detaj ka hedhur së fundmi edhe Atdheu disa ngacmime për Melisën.

Atdheu ka publikuar në Instagram videon e shkurtër të këngës së Melisës dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, që kuptohet se i referohet Andit.

Kujtojmë se më herët, Melisa ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilës ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër. Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më. Në fakt edhe vetë Andi e konfirmoi këtë gjë me lezet, teksa shkëmbeu disa batuta në komente me Irkenc Hykën.