Në këto ditë të nxehta, Alban Skënderaj na sjell zjarrin “që na mungonte”!

Megjithëse dielli na ka ngrohur mjaftueshëm në këto ditë të nxehta, Alban Skënderaj ka sjellë për të gjithë ne “zjarrin që na mungonte”.

“Zjarr në shpirt” quhet projekti më i ri i këngëtarit i publikuar sot. Kënga me videoklip vjen si një fllad i lehtë me melodinë që ndërthuret aq këndshëm me tekstin, siç vetëm Albani di.

Ylli i hitit “Ki mëshirë” është edhe këtë herë treguar minimalist, duke u mjaftuar me një kitarë dhe natyrën, që duket se është zgjedhja e preferuar e tij nëpër videoklipe.

Kujtojmë se projekti i fundit i Albanit është “Kush ta ndien ty aromën”, publikuar rreth 2 muaj më parë. /Afterparty.al