Në kërkim prej disa muajsh, Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës

Pas disa muajsh në arrati, reperi i njohur shqiptar, Stresi është vetëdorëzuar në policinë e Pejës.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.

Për ngjarjen u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt, të cilët tashmë janë liruar.