Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka folur në një intervistë të dhënë, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë.
Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.
Sikundër edhe Stresi, Prenaj deklaron se këngëtari nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy.
Ai ka deklaruar se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai. Sipas menaxherit ai është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.