Në ditën ndërkombëtare të librit, Luana Vjollca zbulon fiksimin e momentit!

Sot në ditën ndërkombëtare të librit, Luana Vjollca na zbuloi se “fiksimi” i saj i momentit ose më mirë i kohëve të fundit janë pikërisht librat.

Teksa ndodhet jashtë Shqipërisë, Luana, i ka shtuar vetes një ‘zakon’ shumë të mirë, atë të blerit të librave në vend të produkteve të make up (që për ne gocat nuk janë kurrë mjaftueshëm).

“Ndihem shumë mirë, për këtë fakt”, shkruan Luana dhe ne e mbështesim totalisht, pasi librat janë pasuri dhe domosdoshmëri.

Dita Botërore e Librit u shpall më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.