Në ditën e saj të lindjes…! Aktorja turke i jep fund beqarisë

Ebru Şahin, aktorja e njohur e serialeve turke ka vulosur dashurinë e saj me fejesë pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Në verën e vitit 2020 ajo nisi historinë e saj të  dashurisë me Cedi Osmanin, i cili luan në NBA dhe siç duket çifti ka vendosur të hedhë hapin e parë drejt martesës.

Çifti i njohur është fejuar me një ceremoni ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjarët.