Selena Gomez ishte “në depresion” në epokën e saj “It Girl”. Këngëtarja, 32 vjeçe sot është e lumtur me të dashurin e saj 36-vjeçar producent muzikor Benny Blanco – me të cilin është në lidhje që nga qershori 2023 – dhe tani ka reflektuar se sa e pakënaqur ishte në rininë e saj. Teksa ishte në lidhje me ish-in e saj Justin Bieber, ajo foli për mënyrën sesi kishte qenë në atë kohë, në një reagim ndaj pamjeve të saj të postuara në rrjetet sociale, ku tregohej se ajo u kap nga fotografitë dhe po pozonte me një fans.
Klipi i TikTok u vendos në këngën e ish-it të saj Justin ‘Company’, me mbishkrimin e videos duke thënë: “Unë e di që në atë kohë ajo nuk do të ishte fejuar kurrë me Benny (Blanco) kur ishte në epokën e ‘IT GIRL’. Teksti mbi videon gjithashtu thoshte se ish-vetja e Selenës “nuk do të dilte kurrë me Benny Blanco”.
Selena në një koment u përgjigj: “Më bën të qesh sepse isha shumë në depresion atëherë lol”-duke treguar kështu gjendjen e saj asokohe.