Ndryshimi i orës të dielën! Do flemë një orë më pak apo më shumë?

Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore po afron. Këtë të diel, më 29 mars, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale gjatë ditës.

Kjo masë zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore. Ora verore do të mbajmë deri në të dielën e fundit të tetorit, më 25 tetor 2026, kur do të rikthehemi tek ora dimërore.

Ndryshimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale gjatë muajve më të ngrohtë. Kjo praktikë aplikohet në Evropë prej dekadash, pavarësisht diskutimeve të kohëve të fundit për mundësinë e heqjes së saj.