Ndjekësit akuzojnë këngëtaren e famshme shqiptare për “photoshop”: “Paske zhduk krahun oj zemër”

Këngëtarja Leonora Jakupi është një ndër femrat më të bukura shqiptare por së fundmi disa ndjekës i janë kthyer këngëtares.

Në imazhin e fundit të publikuar në Instagram, këngëtares i mungon krahu dhe fansat e kanë pyetur ku e “zhduku”.

“Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër”- i komenton një prej ndjekësve, ndërsa të tjerët shkruajtën: “’Krahun e majtë ku e ke lënë?’, ‘Ku është krahu’, ‘Ku e ki dorën more’.”

Leonora nuk ka reaguar ende, por ne të afterparty.al iu tregon se nuk ka ndërhyrë në photoshop, por është këndi i fotos që tregon këtë gjë, pasi shpatullën e kanë mbuluar flokët.