Ana Kauri, një nga ish-konkurrentet e ‘Përputhen’, ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë edhe pas daljes së saj nga programi, me argumentin se asnjë nga djemtë nuk ishte ‘mashkulli i saj i ëndrrave’.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit, siç ka bërë dhe së fundmi.
Një ndër ndjekësit i ka bërë një koment negativ, mirëpo Ana nuk ia ka kursyer një përgjigje. “Të flasim për shëmtinë tënde dhe mënyrën e shëmtuar si lyhesh dhe të duket vetja VIP”, i ka shkruar ndjekësi/ndjekësja.
“Sa mllef që paske. Më vjen vërtetë keq për ty, shumë!”, i është përgjigjur ish-konkurrentja e “Përputhen”.