Ndeshja Serbi-Zvicër/ Xhaka në fushë, turma me gjuhë raciste ndaj Kosovës 

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës e cila nisi në orën 20:45 u kthye sërish një skandal, pas asaj të djeshmes mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Që prej nisjes së takimit të vlefshme për Ligën e Kombeve, koret raciste kundër Shqipërisë nuk janë ndalur, ndërsa stadiumi thërriste “Kosova është Serbi”, dhe Xhaka ndodhej në fushë. 

Dhe pse supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, teksa përballë kanë Zvicrën.