Ndeshja e “jetës” për Shqipërinë, si do të rreshtohen kuqezinjtë sipas UEFA-s

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të grupit B, ajo mes Shqipërisë dhe Spanjës, dhe tjetra mes Italisë dhe Kroacisë.

Në të ashtuquajturin “Grupi i Ferrit” të gjitha llogartritë janë të hapura, me përjashtim të Spanjës, e cila tashmë e ka prerë biletën për në fazën tjetër.

Në këtë grup çdo pikë ka vlerë, dhe humbja mund të lërë këdo jashtë fazës tjetër, përfshirë këtu edhe Kroacinë dhe Italinë.

Renditja aktuale sheh Spanjën në krye të grupit me 6 pikë, Italinë me 3 pikë, Shqipëria 1 dhe mbyll grupin Kroacia po me 1 pikë por me golavarazh më të dobët se kuqezinjtë.

Nëse Shqipëria do të fitonte mbrëmjen e sotme kjo do të përkthehej në kuaklifikim, ndërsa barazimi me Spanjën do t’i ulte shumë shanset për një tjetër ndeshje nëkëtë kampionat Europaina, ndërsa humbja do të na largonte automatikisht.

Ndëkohë po kaq interesante është dhe sfida mes Kroacisë dhe Italisë, ku ballkanasit luajnë për 3 pikë, ndërsa axurrëve edhe barazimi do ju hynte shumë në punë, pasi do ruanin vendin e dytë.

Duke u rithhyer edhe njëherë te ndeshja Shqipëri-Spanjë, parashikohet që rë ketë ndryshime të shumta në formacion, por UEFA ka tejlakaluar çdo parashikim.

Në formacionin e mundshëm të UEFA-s kuqezinjtë do të hidhin në fushë nga minuta e parë Amir Abrashin, Ismajlin dhe Ivan Balliun, në vend të Asanit, Ajetit dhe Hysajt.

Formacionet e mundshme, sipas UEFA.com:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci; Broja

Spanja (4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal

Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)

Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende

Si kualifikohet Shqipëria:

-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.

-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.

-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.