Ndarja nga avokatja seksi, Riniani i thotë të gjitha përmes një videoje

Rinan Leka ditën e djeshme ishte kryetemë e medias rozë.

U tha se ish-konkurrenti i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij pas disa muajve lidhje.

Dyshimet lindën pasi u pa se dyshja nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale por duket se kjo nuk është e vërtetë.

Riniani ka përgënjeshtruar lajmet duke publikuar një video që i thotë të gjitha.

Në video ai shfaqet i lumtur krah Anisës duke iu përgjigjur kështu thashethemeve.

Në anën tjetër edhe Anisa publikoi një foto krah ish-konkurrentit dhe nuk mungoi komenti i ëmbël nga ai.