Ndarja me JLO nuk ishte paqësore?! Alex, i shokuar për një arsye të fortë

Prishja e fejesës së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez bëri jehonë për ditë me radhë që kur çifti njoftoi ndarjen më 14 Prill. Ndërkohë që kohët e fundit kanë nisur të qarkullojnë lajme se JLO është rikthyer me ish-partnerin Ben Affleck, lajme të reja vijnë nga “froni” i lojëtarit të baseball.

Sipas burimeve pranë tij, Arod ndjehet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.

Ndërkohë sipas “People” Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.

“Jennifer duket shumë e lumtur. Ajo u përpoq për një kohë të gjatë që marrëdhënia e saj me Alex të funksiononte. Ajo ndihet mirë që vendosi t’i japë fund. Ajo thjesht nuk i beson atij dhe nuk donte të humbte më shumë kohë, “, shtoi burimi për revistën.

Kohët e fundit në rrjet ka qarkulluar një teori që po hedh dyshime të forta ndaj dyshes JLO dhe Ben Affleck. Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka hedhur aludime se sipas saj çifti i krijaur në fakt është një marifet publiciteti. Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe saj./Afterparty.al