Dikur një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja.
78-vjeçari ka qenë një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në në botën e futbollit.