Ndahen edhe Mikela dhe Erioni? Ish-konkurrentja bën deklaratën e papritur!

Mikela dhe Erioni janë një nga çiftet e krijuara gjatë programit “Për’puthen” dhe ishin te vetmit që prej tri sezoneve që ishin akoma bashkë.

Mes tyre duket të ketë një krisje ose ndarje dhe këtë e la të kuptohej Mikela.

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram, ndjekësit e kanë pyetur Mikelën pse nuk është parë bashkë me Erionin dhe ajo ka lënë të kuptohet se janë ndarë.

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”, përgjigjet ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.