Nadal njofton tërheqjen nga tenisi: Është moment i duhur!

Tenisti legjendar Rafael Nadal ka njoftuar tërheqjen nga ky sport në moshën 38-vjeçare.

 “Është momenti i duhur. Pas 2 viteve të vështira nuk mund të jem më në gjendje të luajë në nivele të larta”, u shpreh Nadal me anë të një video mesazhi.

Në karrierën e tij, Nadal ka fituar 22 çmime të mëdha.

Nadal do ta mbyll me tenisin në turneun e Davis Cup që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Malaga.