Na u bënë “sytë zemra”! Marina Vjollca sapo na zbuloi gjininë e bebit në mënyrën më të ëmbël!

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin që po qarkullonte prej kohësh në media e konfirmuan vet çifti përmes rrjeteve sociale nëpërmjet disa fotove mjaft të bukura dhe plot emocion.

Por surprizat nuk ndalen, pasi moderatorja e famshme sapo na zbuloi gjininë e bebushit dhe tadammmm… është vajzë!!

Fansat u lumturuan shumë për këtë lajm që ndau Marina dhe vlen të themi se e zbuloi në mënyrën më të ëmbël.

“Mezi po te presim picirukja jone?”, shkruan Vjollca si mbishkrim të fotove që mahnitën të gjithë. Komentet ishin menjëherë të shumta, por ai që na bëri “sytë zemra” ishte i bashkëshortit të saj, reperi Getoar Selimi, i cili komentoi dy emoji zemra të kuqe.

Epo ne i themi çiftit se edhe ne mezi presim të njihemi me bukuroshen e vogël!/afterparty.al