Na konfuzuan të gjithëve! Futbollisti i Liverpool flirton publikisht me Dua Lipën

Kënga “One Kiss” e Dua Lipës është kthyer në himin e skuadrës angleze që pas finales së “Champions League” në 2018, ku këngëtarja performoi për herë të parë këngën para fansave.

Këtë vit, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Ditën e diel lojtarët festuan me tifozët e tyre në shesh ku nuk ka munguar kënga e Duas dhe ai që ka marrë vëmendje është futbollisti Trent-Alexander Arnold.


Si fillim, shumë fansa mendojnë se kjo këngë u bë himn pas thashethemeve se Dua ka qenë në lidhje me yllin e Liverpool. 

Gjatë një interviste të vitit 2020 me shokun e tij të skuadrës Andy Robertson, i pyetur nëse thashethemet se ai po takohej me këngëtaren Dua Lipa ishin të vërteta, Alexander-Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thash: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”.”- rrëfeu ai asokohe.

Ditën e djeshme Trent ka publikuar një video nga festimet në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngën e Duas. Veprim ky që ka ngacmuar ndjekësit që kanë nisur të bëjnë komente lidhur me intervistën e tij dhe duke i bërë tag Duas.

Tags: Dua Lipa