Mungoi një kohë të gjatë, këngëtari i njohur shqiptar rikthehet me lajme të mira!

Është nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës shqiptare, por prej vitesh nuk është shumë aktiv.

Bëhet fjalë për Vedat Ademin, artistin nga Kosova, i cili ka disa vite që është shpërngulur në SHBA bashkë me gruan dhe fëmijët.

I ftuar së fundi në ‘’Pushime on top’’, Vedati ka dhënë një lajm të mirë për fansat duke thënë se po rikthehet pranë publikut.

Në koncert recital është në planet e afërta të këngëtarit.

‘’Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj edhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë. Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës’’, tha mes tjerash Vedati.