Fëmijët e Diddy kanë lëshuar një deklaratë të re në mbështetje të babait të tyre, i cili aktualisht është në burg në pritje të gjykimit.
Producenti i muzikës u arrestua në Manhattan më 16 shtator pasi u akuzua për abuzim, kërcënim dhe përdhunim të grave për vite me radhë “për të kënaqur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”, me akuza që datojnë që nga viti 2009.
Fëmijët e Diddy, Quincy, Justin, Chance, Christian, Love dhe binjakët Lila dhe Jessie, dolën në Instagram për të mbështetur babanë e tyre pavarësisht akuzave kundër tij.
Pas publikimit të një fotoje të përbashkët me të, ata shkruan se akuzat ndaj Diddy-t janë të rreme, ndërsa theksuan se mbeten të “bashkuar” dhe do ta mbështesin në çdo hap. Më pas ata shprehën dashurinë për babain e tyre duke përmendur se sa shumë i mungon.
Konkretisht ata kanë shkruar: “Muaji i fundit na ka shkatërruar familjen. Shumë e kanë gjykuar si atë ashtu edhe ne, bazuar në akuza, teori konspirative dhe tregime të rreme që kanë çuar në një furi në mediat sociale. Ne qëndrojmë të bashkuar, duke e mbështetur atë në çdo hap të rrugës. Ne mbahemi pas të vërtetës, duke e ditur se ajo do të mbizotërojë dhe asgjë nuk do ta thyejë forcën e familjes sonë. Na mungon dhe të duam babi.”