“M’u duk vetja si psikopate”/ Fifi zbulon arsyen PSE lëvizte me shkop nëpër shtëpi, kështu u ndje për Semin!

Fifi vendosi të përdorte dhe një shkop në lojën e saj me Monikën, ku u hoqën sikur ziheshin me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme.

Kjo gjë e bëri të ndihet keq Semin, aq sa kaloi kriza ankthi. Ajo i tha këngëtares “po mbaj dhe unë thikë, meqë qenka kështu puna”.

Edhe në spektaklin e sotëm, ajo u ndje keq kur kujtoi situatën, ndërsa debatoi sërish me Fifin.

Fifi: Kur the që do fle më thikë te krevati, m’u duk vetja si skizofrene, si psikopate dhe u ngrita i thashë ato fjalë, për të cilat të kërkova më pas falje

Semi: Unë thashë nëse është normale të mbash shkop, po mbaj dhe unë thikë dhe është normale

Opinionistët në studio e kritikuan sjelljen e Fifit dhe kërkuan që skena të tilla që dëmtojnë dhe shëndetin mendor, duhet të shmangen.

“Jemi njerëz, të mos e humbasim ‘njerëzillikun’ dhe kur garojmë me njëri-tjetrin. Ishim në një situatë agresioni, që cenonte një banor aty brenda”, tha Balina.