Lajmin që pas një pritje të gjatë, më në fund, reperja Loreda Zefi ka marrë vaksinën anti-covid e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instastory.
“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID-19. Faleminderit”, ka shkruar Loredana krahas kartelës në gjuhën gjermane.
Por prisni pak mos ndoshta Loredana dhe reperi i njohur janë martuar? Kjo pasi Loredana mban mbiemrin e Mozzik, Aliu. Kjo do të thotë se edhe pse nuk kemi dëgjuar për një dasmë (me tupana shwiptarçe, siç u shpreh Mozzik për “After Party Show”) si duket dyshja kanë bërë celebrimin.

Loredana i është bashkëangjitur një numër të madh artistësh që janë vaksinuar kundër Koronavirusit, si Era Istrefi, Ledri Vula, Valdrin Sahiti.
