As Kejvina Kthella nuk i ka rezistuar Dubait, që është kthyer në një trend të pandemisë. Qyteti mbresëlënës në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në një sensacion gjatë kësaj periudhe për personazhet e famshëm dhe duket se këtij trendi nuk i ka shpëtuar as modelja bukuroshe.

Kejvina ka udhëtuar drejt vendit magjik për të shijuar ditët e nxehta, nga ku nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit dhe disa foto mjaft provokative.

Por përpos fotove provokuese, Kejvina këtë herë “provokon” të gjithë me një postim që nuk e ka bërë kurrë më parë. Si duket modelja seksi ka vendosur të na prezantojë me të dashurin e saj, por pa ja treguar fytyrën. Themi të dashurin pasi emoji që i ka vendosur është “provokues”, por edhe se dyshja duket mjaft afër dhe si duket nga pamja duket të jetë shkrepur në Dubai.
Epo tani presim Kejvinën ta na e zbulojë edhe fytyrën e dashurisë së saj, ne nuk na ngelet tjetër veçse t’i themi urime!

