Mos u mjaftoni vetëm me ujë! Këto 3 ushqime ju mbajnë të freskët në vapë

Në ditët me temperatura të larta, zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si ndihet organizmi. Përveç konsumimit të mjaftueshëm të ujit, ekspertët rekomandojnë ushqime që hidratojnë, japin energji dhe nuk e rëndojnë tretjen.

1. Frutat dhe perimet e pasura me ujë
Shalqiri, pjepri, kastravecat, domatet, kungulleshkat, specat, pjeshkët, kajsitë dhe frutat e pyllit janë ndër zgjedhjet më të mira gjatë verës. Përmbajtja e lartë e ujit ndihmon në hidratimin e organizmit, ndërsa vitaminat dhe antioksidantët kontribuojnë në ruajtjen e energjisë dhe mirëqenies.

2. Frutat e thata
Një grusht bajame, arra, fëstëkë apo fara të ndryshme mund të shërbejnë si një vakt i lehtë mes vakteve kryesore. Ato ofrojnë proteina, yndyrna të shëndetshme dhe minerale që ndihmojnë në luftimin e lodhjes pa rënduar organizmin.

3. Proteinat e lehta
Gjatë stinës së nxehtë preferohen ushqime si mishi i bardhë, vezët, djathrat e freskët, bishtajoret dhe peshku. Këto janë më të lehta për t’u tretur dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë gjatë gjithë ditës, pa krijuar ndjesinë e rëndesës që shkaktojnë ushqimet e përpunuara dhe shumë të yndyrshme.