Mos ndoshta sapo zbuluam se cilët konkurrentë kanë bashkëjetuar fshehurazi! “Bëri pakt me Olsën për t’më larguar, më vjen turp që isha me të”

Kohë më parë Bajo, njëri nga konkurrentët e larguar tashmë nga “Për’puthen” kishte deklaruar se ka bashkëjetuar me njërën nga vajzat e sezonit të dytë, por nuk ia kishte zbuluar emrin.

I pyetur vazhdimisht për këtë pjesë, ai ka reaguar përmes një statusi ku prap nuk e ka dhënë emrin por përmes detajeve ndjekësit kanë aluduar se bëhet fjalë për Ana Lleshin.

“Ma keni bërë bajat totalisht këtë pyetjen dhe kurrë nuk kam dhënë përgjigje, është e vërtetë kam qenë nuk kam pse e mohoj por falë Zotit nuk jam më me të. Zoti ndonjëhërë të ndan nga personi që pasi njollosin një herë fytyrën kanë guximin ta ‘shk**dhejnë’ figurën për të dytën herë, nuk dua të jap fakte ose gjëra s’është ndonjë Kim Kardashian, madje tani që e mendoj është turp të thuash kam qenë i lidhur me atë person, nuk më meritonte madje mendoj që ka qenë përgjegjëse për daljen time nga programi ndonjë pakt me Olsën apo ku di unë, thjesht për të mos e zgjatur jam i lumtur që kam vazhduar jetën time i qetë dhe kam hedh pas krahëve llum!”