Mori mesazhe pas përkrahjes që i dha Donaldit dhe Trixës, Flori Mumajesi u përgjigjet publikisht

Situata Beatrix-Donald-Bora ka përfshirë një publik të tërë që janë ndarë në dysh pro dhe kundër përfshi edhe fytyrat publike.

Mes tyre ishte edhe Flori Mumajesi, i cili përmes një story në Intagram tregoi se në këtë “dramë” përkrah Donaldin dhe Beatrix.

Por duket se këtë postim nuk e kanë pritur mirë ata që tashmë janë rreshtuar “Pro Borës”.

Njëri prej tyre madhe i ka shkruar duke i treguar se do t’i bëjë unfollow.

Artisti ka vendosur t’i përgjigjet publikisht duke i shkruar “Faleminderit” dhe duke i publikuar mesazhin.