Momenti kur Ben Affleck largon fansin “e çmendur” që donte të fotografohej me Jennifer Lopez NUK duhet humbur!

Një ndër çiftet më të përfolur të momentit padiskutim janë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Ata mahnitën të gjithë pak ditë më parë në tapetin e kuq në Itali në premierën e “Dueli i fundit”, ku u shfaqën mjaft të dashuruar. Mirëpo ata u larguan nga Venecia me një incident të vogël.

Teksa mbërritën në aeroport, një prej fansave donte të bënte një fotografi me Jennifer Lopez me çdo kusht. Ben Affleck nuk e pëlqeu këtë dhe nuk e lejoi. Ai vuri duart në gjoksin e fansit dhe e largoi atë.

Siguria gjithashtu hyri, duke qëndruar midis burrit të panjohur dhe çiftit të famshëm, ku mundësuan një distancë në mënyrë që çifti i famshëm të kalonte.

Epo si duket JLo nuk ka nevojë për shumë truproje sigurimi pasi vetë i dashuri i saj është aty për të!