Momenti i shumëpritur erdhi: Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëhen prindër për herë të parë!

Moderatorja e njohur e “Klanifornia” na bëri “sytë zemra” kur na lajmëroi se ajo dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi ishin në pritje për tu bërë prindër për herë të parë. Marina pak ditë më parë na zbuloi gjininë e bebushit dhe është vajzë. Ajo e zbuloi në mënyrën më të ëmbël, ku bebushin e saj e quajti “picirrukja jonë”.

“Mezi po te presim picirukja jone😍”, shkruante Vjollca si mbishkrim të fotove që mahnitën të gjithë.


Epo pritjes së ëmbël i erdhi fundi!

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë dhe janë bekuar me një bebushe.

Detaje më shumë nuk dimë, por Ajo çfarë duam të themi është se AfterParty.al i uron bebushes jetë sa më të gjatë krah prindërve dhe personat e zemrës të saj që mezi e kanë pritur ardhjen e saj në jetë!/afterparty.al