Momenti epik nga ‘Jubileu Platinum’, Princi nuk duron zhurmat e avionëve luftarakë (VIDEO)

Jo të gjithë po i shijonin festimet për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, siç tregojnë pamjet e fundit nga pallati mbretëror.

Zhurma e madhe e 70 avionëve që kalonin mbi Pallatin Buckingham ishte e tepërt për princin e ri, i cili mbuloi veshët dhe dukej se po lëshonte një ulërimë.

Fëmija më i vogël i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, i cili është 4 vjeç, dukej mjaft i bezdisur nga zhurma e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore.

Megjithatë, stërgjyshja, nëna, gjyshi dhe motra e tij nuk shqetësohen nga reagimi i Louis ndërsa buzëqeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.