“Momente si këto”, Vera Ora publikon një video të rrallë nga fëmijëria e Ritës

Vera Ora, nëna e këngëtares Rita Ora, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku është goxha aktive me publikimin e fotove dhe videove të ndryshme.

Shpeshëherë ajo na ka zbuluar pamje interesante të Ritës sidomos nga fëmijëria e saj.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi duke publikuar një video të Ritës, Elenës dhe Donit.

Tre fëmijët duken në moshë shumë të vogël dhe padyshim ajo që luan para kamerës ishte Rita.

“Momente si këto”, ka shkruar Vera sipër videos duke na ëmbëlsuar ditën me pamjet e rralla.