Moderatorja shqiptare nënë për herë të parë, publikon momentet e para pas lindjes

Xhesi Muçaj është një nga moderatoret më të bukura shqiptare, e cila padyshim i ka munguar ekranit. Prezantuesja 24 vjeçare ka qëndruar larg televizionit për një motiv të rëndësishëm, pasi ishte në pritje të ëmbël.

Dje, moderatorja e njohur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Oen Nallbani. Xhesi është bërë nënë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Neonick.

Ajo ka ndarë dy foto tepër të ëmbla pas lindjes ku shkruan: “Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam”.

Kujtojmë se Xhesi e bëri të ditur lajmin e shtazënisë në shkurt të këtij viti përmes një fotoje në Instagram ku shfaqej krah partnerit me barkun e rrumbullakosur. Projekti i fundit televiziv i yllit të ekranit është “Daily Love Story” në TV Klan, pas emisionit “2 Botë” e “Mes Yjesh” në TV Ora.