Moderatorja shqiptare flet për divorcin e prindërve: Ja PSE nuk jam dakord me mamin

Ajo është një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e përfolur në mediat rozë. Behet fjalë për moderatoren Leila Kraja e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, ku ka folur për divorcin e prindërve të saj. Tema në studio kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë dhe Lei ka rrëfyer se prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri.

Lei u shpreh se mami i saj mendon që diferenca e moshës ka ndikuar, por Lei nuk është dakord.

“Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës. Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh moderatorja.