U desh vetëm një foto e publikuar në rrjete sociale, që të gjithë të dyshonin se moderatorja shqiptare ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Bëhet fjalë për Fiori Dardhën, autorja dhe moderatorja e emisionit „Boom“ ka publikuar një foto me djalin e saj dhe të gjithë kanë dyshuar që ajo është shtatzënë.

Por Fiori nuk ka lejuar që këto komente të vazhdojnë më tej dhe ka treguar se si qëndron e vërteta. Ajo ka publikuar në Instagram një foto dhe ka ftuar ndjekësit ta pyesin për çdo gjë, por vetëm për shtatzëninë jo, sepse ajo nuk është në pritje të ëmbël.

