Modelja shqiptare Misse Beqiri po përjeton një rikthim të bujshëm në skenën mediatike ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e saj në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign vjen në një moment delikat, pasi emri i saj është përmendur në dokumente të lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein – një çështje që vazhdon të ketë jehonë globale.
Sipas raportimeve të tabloidit britanik The Sun, në dokumentet e publikuara së fundmi rikujtohet një takim i vitit 2011 mes Beqirit dhe Epstein.
Burime pranë modeles kanë theksuar se ajo në atë kohë ishte shumë e re dhe në fillimet e karrierës, pa dijeni për të kaluarën penale të tij.
Sipas këtyre burimeve, takimi kishte ardhur si rezultat i premtimeve për mundësi në fushën e modelingut.
Ata insistojnë se asgjë e papërshtatshme nuk kishte ndodhur dhe se sot Beqiri ndjen keqardhje për viktimat e çështjes, duke besuar se drejtësia duhet të vihet në vend.
