Një vajzë gjysmë e zhveshur, ku në trupin e saj kishte pikturuar ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërpreu ceremoninë e tapetit të kuq në festivalin ndërkombëtar të filmit në Kanë.
Vajza e cila ende mbetet e paidentifikuar, kishte shkruar në trupin e saj, “Mjaft na përdhunuat”, duke reflektuar zemëratën kundër abuzimit seksual të vajzave e grave ukrainase nga ushtria ruse.
Ndërkohë në pjesën e poshtme, ajo kishte vetëm të mbathurat, të lyera me ngjyrë të kuqe duke simbolizuar gjakun.
Pas këtij incidenti, menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që e kanë larguar atë nga tapeti i kuq.