“Mirëqenia seksuale” tendenca më e re për pushimet verore të këtij viti

Disa njerëz udhëtojnë për t’u çlodhur. Të tjerë udhëtojnë për të vizituar vende të reja dhe për të eksploruar botën.

Ndërkaq kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po udhëtojnë për arsye të mirëqenies seksuale. Pra për të njohur ose për të përmirësuar raportet me seksualitetin e tyre.

Disa hotele dhe resorte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur t’i shërbejnë këtij trendi, me oferta dhe paketa pushimesh.

Në nivel ndërkombëtar, kompanitë e pavarura të udhëtimit kanë nisur gjithashtu programe speciale “arratisjeje” të dizajnuara për të ndihmuar udhëtarët të rilidhen me seksualitetin e tyre, sipas CNNi.

Veçanërisht, Instituti Global i Wellness parashikoi në vitin 2023 se turizmi global i mirëqenies do të bëhet një industri që do të sjellë fitime deri në 1.4 trilion dollarë deri në vitin 2027.

Conde Nast Traveler e ka renditur mirëqenien seksuale si një nga tendencat kryesore të udhëtimit për vitin 2024.

Si lindi kjo nevojë?

“Shumë çifte luftojnë me jetën e tyre seksuale” për shkak të kërkesave të përditshmërisë, punës dhe përgjegjësive që i presin në shtëpi, shpjegon seksologia Suzannah Weiss.

“Pushimet janë një mënyrë e mirë për t’u rilidhur seksualisht,” u shreh psikologia. Çfarë janë në paketat për mirëqenien seksuale?

Vendpushimet që ofrojnë programe të mirëqenies seksuale janë të shumta.

Ndër shërbimet e disponueshme janë seancat individuale të këshillimit, trajtime për mosfunksionimin erektil tek burrat dhe seancat e fizioterapisë për të ndihmuar në forcimin e muskujve të legenit për gratë.

Në varësi të asaj që një çift dëshiron, ekzistojnë një sërë trajtimesh të tjera të shëndetit seksual dhe arratisjeve.

“Çelësi” i suksesit është mendja e hapur

Por çelës i suksesit, siç shpjegon Weiss, është të heqësh dorë nga stereotipet dhe të jesh i hapur për të eksperimentuar.

“Mund të shkosh në një resort fantastik me një paketë fantastike, por nëse nuk je i hapur për t’u lidhur me partnerin apo veten, nuk do të përfitosh shumë nga programi”, tha ajo. “Jini të hapur për të bërë gjëra të reja. Mendoni për aktivitete të reja që mund të bëni së bashku