Studentët e fakultetit të Mjekësisë protestuan sërish këtë të mërkurë kundër ligjit që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend, ose në të kundërt, të paguajnë tarifën e plotë të studimit.
Ligji thotë se të gjithë studentët që janë regjistruar dhe ndjekin studimet në këtë degë, do të paguajnë koston e studimeve për çdo vit të ngelur.
Ata u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit dhe bllokun edhe shërbimin urban, pasi kanë kërkuar takim me ministren, por ajo e ka refuzuar takimin.
Të veshur me bluza të bardha dhe me pankarta në duar ata kërkuan dorëheqjen e saj.