Revista prestigjioze Forbes ka publikuar listën vjetore të aktorëve që kanë fituar më shumë para gjatë vitit 2025. Në krye të renditjes qëndron aktori amerikan Adam Sandler, i cili kryeson listën me rreth 48 milionë dollarë të ardhura gjatë vitit. 
Fitimet e tij vijnë kryesisht nga projektet filmike dhe bashkëpunimet me platformat e streaming, përfshirë filmin “Happy Gilmore 2” dhe projektin “Jay Kelly”. 
Në vendin e dytë renditet Tom Cruise me 46 milionë dollarë, falë suksesit të filmit “Mission: Impossible – The Final Reckoning”. Ndërsa në vendin e tretë është Mark Wahlberg me 44 milionë dollarë. 
Aktorët më të paguar të Hollywood-it për 2025
1. Adam Sandler – 48 milionë $
2. Tom Cruise – 46 milionë $
3. Mark Wahlberg – 44 milionë $
4. Scarlett Johansson – 43 milionë $
5. Brad Pitt – 41 milionë $
6. Denzel Washington – rreth 40 milionë $
7. Jack Black – rreth 36 milionë $
8. Jason Momoa – rreth 34 milionë $
9. Daniel Craig – rreth 30 milionë $
10. Millie Bobby Brown – rreth 26 milionë $
Aktorja britanike Millie Bobby Brown, e njohur nga seriali “Stranger Things”, është gjithashtu emri më i ri në listë, vetëm 22 vjeç, duke u bërë një nga hyrjet më të reja në këtë renditje prestigjioze. 
Sipas raportit të Forbes, 20 aktorët më të paguar të vitit 2025 kanë fituar së bashku rreth 590 milionë dollarë, megjithëse shuma totale është pak më e ulët krahasuar me një vit më parë. 
